Report TV - Reshjet e shiut, dëmtim te rruga Kukës - Shishtavec

2019-11-07 1

Reshjet e shiu kanë vijuar me intensitet të lartë në Qarkun e Kukësit. Në këtë qark ka pasur reshje të dendura shiu deri në 24.4 milimetra, ku kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Si pasojë e reshjeve në rrugët e bashkisë së Tropojës dhe të Hasit ka pasur rrëshqitje dherash e masivesh shkëmbore duke bllokuar qarkullimin. Sipas shtabit rajonal të emergjencave civile në rrugën kombëtrar Bajram Curri- Valbonë lëvizjet e mjeteve bëhet në një krah për shkak të gurëve dhe dherave, ndërkohë po punohet për pastrimin e plotë të këtij aksi.

Po kështu në aksin e rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec i rrugës nacionale Kuies-Shishtavec ka patur rrëshqitje të mëdha gurësh. Ndërkohë një shkëmb i madh është shkëputur nga shpati i malit dhe rrezikon që të bjerë në rrugë, duke u kthyer në rrezik serioz për përdoruesit e rrugës.

\"Shembjet janë të pranishme për deri sa nuk ka rrjeta mbrojtëse. rreziku është evident. Ka rrezik, por zoti na rujt i thonë." ka thënë një shofer që kalonte në këtë rrugë.