E akuzoi si porositës të atentatit ndaj Ndojës, Braçe: Berisha më do të vdekur, po nxit kriminelët

2019-11-06 0

TIRANË-Zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se akuza e bërë ndaj tij si porositës i atentatit ndaj prokurorit Ndoja nga ish-kryeministri Berisha është bërë me qëllim që nxisë kriminelët ta kërcënojnë, dhunojnë apo të shkojnë deri në eliminimin fizik.

Numri i dytë i qeverisë ka mohuar akuzën e rëndë të bërë nga Berisha, i fshehur pas qytetarit dixhital, sipas së cilit Braçe është parë në një tavolinë me kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe kriminelin Orges Bilbili teksa kërkonte që të "katandisnin prokurorin Arjan Ndoja" sepse i kishte dalë kundër shtetit. Për Braçen një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme, pasi për shkak të detyrës që mban, çdo takim i tij lajmërohet në sallat operative nga Garda në komisariat dhe mbi të gjitha lëviz i shoqëruar nga oficerë të shtetit.

Free Traffic Exchange