Rezoluta anti-ruse, Nesho: Rusia, Kina, Turqia janë rrezik real. Diskutimi i Bushatit, diskreditues

2019-11-06 1

#rtvora #oranews

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në intervistën e pasdites në RTV Ora tha se projekt-rezoluta anti-ruse e mazhorancës diskutuar sot në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme është edhe rrezik real edhe tymnajë politike.

Sipas Neshos, rrezik real në Shqipëri nukë shtë vetëm Rusia, por edhe Kina e Turqia.

Agim Nesho: Të dyja bashkë. Përdorimi i saj është një tymnajë politike, sepse në këtë moment ne kërkojmë të evidentojmë atë që është rreziku real.

Së pari pse vetëm ndaj Rusisë? Ka shumë akstorë të tjerë ndërkombëtarë që janë Kina, Turqia, që nuk janë më pak të parëndësishëm. Ka agjentë të tjerë ndërkombëtarë që ruajnë influencën e tyre ideologjike nëpërmjet fesë, që duan të influencojnë në rajonin e Ballkanit. Një rezolutë që do të paraqiste diçka, që do ndiqej dhe do ishte progam pune për një vend si Shqipëria, që aspiron të futet në BE do të ishte shumë më e gjerë.

Për ish-ambasadorin Agim Nesho fakti që rezoluta është përqendruar vetëm tek Rusia ka të bëjë me disa gjëra.

Agim Nesho: Duke qenë se është vetëm ndaj Rusisë, unë mendoj se ka të bëjë vetëm me disa gjëra. Së pari është një formë presioni për ti thënë BE-së dhe Perëndimit që influenca ruse është prezente dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me neve kur juve na mbyllet derën e hapjes së negociatave.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rezoluta-anti-ruse-nesho-rusia-kina-turqia-jane-rrezik-real-diskutimi-i-bushatit-diskreditues

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp