#rtvora #oranews
Gjykata për Krime të Rënda vendosi të lërë në burg pa afat Redjan Rrajan, të arrestuarin e vetëm për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj.
Në seancën gjyqësore që zgjati rreth një orë 34-vjeçari pretendoi se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.
Nëpërmjet avokatit të tij, Besnik Çerekja, Rrahja ka kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se në momentin e atentatit ndodhej në një tjetër vend për arsye personale të premten. Nga ana tjetër prokurorët thanë se përveç shenjave të gishtave kanë edhe prova të tjera që e gozhdojnë Rrajën lidhur me akuzat që kanë ngritur.
Në fund gjyqtarja Daniela Shirka pranoi kërkesën e prokurorëve duke e lënë në burg. Në përfundim të seancës ndaj 34-vjeçarit Rraja, avokati Çerekja deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me këtë histori dhe nuk është përpjekur të largohet nga Shqipëria.
Avokati Besnik Çerekja Versioni që vetë Redjani dha është që nuk ka lidhje dhe nuk është i përfshirë në këtë histori. Të njëjtën gjë konfirmuam dhe ne, kontestuam provat që pretendon prokuroria që mbështet kërkesën e tyre.
Gjurma e gishtit ku ishte gjetur?
Avokati Besnik Çerekja Gjurmë papilare të gishtërinjve të shtetasit Rraja tek një nga sendet që ndodheshin në makinë
A tha se kush ishte shënjestra e këtij atentati?
Avokati Besnik Çerekja: Jo, asgjë nga këto.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/i-akuzuari-atentatin-ndaj-prokurorit-del-sot-para-gjykates-masen-e-sigurise
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp