Ora News - Studentët të pasigurt: Të shtohen kamerat dhe rojet private

2019-11-06 0

#rtvora #oranews

Universitetet shpenzojnë shuma marramëndëse për sigurinë por jo gjithmonë ja dalin ta garatojnë atë. Nisur nga konflikti i dy ditëve më parë në Fakultetin e Ekonomisë, studentët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe kërkojnë shtimin e masave

Konflikti mes studentëve dhe një grupi të rinjsh në Fakultetin e Ekonomisë që përfundoi me tre të lënduar ka vendosur në pikëpyetje sigurinë në institucionet e arsimit të lartë.

Universiteti i Tiranës, vetëm këtë vit ka shpenzuar 450 mln lekë të vjetra për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Në shumë prej fakulteteve siguria duhet të garantohet përmes këtyre rojeve private, dukshëm në moshë të madhe, dhe ndonjë kamere të vendosur në institucion.

Studentët thonë se nuk ndihen të sigurt edhe pse me konflikte janë ndeshur rrallë.

"Është situatë që e dimë, nuk është se ka shumë siguri brenda fakulteteve"

"Ndihemi të rrezikuar"

Ajo çfarë kërkojnë është shtimi i masave, si vendosja e më shumë kamerave apo rojeve private.

"Duhet të merren masa nga autoritetet"
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/studentet-te-pasigurt-te-shtohen-kamerat-dhe-rojet-private

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange