Në këtë sallë të ish mensës së Qytetit Studenti kanë zhvilluar mësim studentët e FE, të degës Financë, ku janë bërë pjesë e mësimit dhe disa persona të panjohur, të cilët janë prezantuar si pjesë e një grupi tjetër studentësh. Këtu ka qenë pikënisja e grindjes, e cila vazhdoi më tej në shesh.
Këto janë fotot e shkaktarëve të sherrit të siguruar nga Top Channel, të cilët janë në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur përballë Komisariatit të Policisë, rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes.
Nga ana tjetër, vetë studentët nuk kanë bërë denoncim, janë shprehur nga Komisariati i Policisë për gazetaren e Top Channel.
Si rrjedhojë, Fakulteti i Ekonomisë pas konfliktit ka marrë masa. Në ambjentet e përkohshme, te auditorët e ish-mensës te Qytetit Studenti, sallat e seminareve në Rezidencën e Qytetit Studentit dhe auditoret e godinës ?Iliria?.
Për arsye sigurie, studenti do të lejohet të hyjë në këto ambjente vetëm kur paraqet Kartën e Studentit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Nuk do të jetë më një roje sigurie private por dy të tillë.
Si dhe është shtuar një punonjës i Administratës së Fakultetit, i cili do të jetë prezent në këto godina prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, që studentët të adresojnë problemet.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH