SHBA/ Fitojnë demokratët në Kentaki dhe Virxhinia

2019-11-06 2

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë korrur sukses në zgjedhjet e nivelit shtetëror. Demokrati, Andy Beshear, shpalli fitoren në zgjedhjet për guvernator të Kentakit, pas një gare të ngushtë, në shtetin me prirje kryesisht konservatore.


Ndërkohë, demokratët morën kontrollin e plotë të organit legjislativ në Virxhinia, për herë të parë në mbi 20 vjet.

Rezultatet janë po shihen si një matës i situatës politike, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, republikanët mbajtën pushtetin në zgjedhjet për guvernatorin e Misisipit, pas një gare të ngushtë me demokratët.

Në Kentaki, Beshear pretendoi fitoren ndaj guvernatorit aktual, republikanit Matt Bevin, pasi rezultatet përfundimtare i dhanë një epërsi prej 0.4%.

Bevin, 52 vjeç, ka thënë se nuk do të pranojë rezultatin, duke përmendur disa ?parregullsi? të papërcaktuara. Sidoqoftë, demokrati Beshear, një avokat 41-vjeçar, babai i të cilit ishte ish-guvernator i shtetit, tha: ?Ne do të jemi gati për ditën e parë në detyrë, dhe unë mezi po e pres atë?. Fitorja e tij nuk ka kënaqur aspak presidentin amerikan, donald trump, që tha në një fjalim para mbështetësve të tij se Beshear ishte ?shumë ekstrem dhe i rrezikshëm? për të qeverisur shtetin e Kentakit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange