Ora News - Vritet pranë banesës 43-vjeçari në Dukagjin

2019-11-06 2

#rtvora #oranews

Një 43-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Sume të Dukagjinit.

Viktima është identifikuar si Gjergji Krygja. Nuk dihen ende motivet apo autori i vrasjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të paradites së sotme (6 nëntor).

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj raporton se babai i tre fëmijëve është vrarë afër banesës së tij. Kanë qenë familjarët e tij që kanë lajmëruar policinë.

"Rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë,"-njofton policia.

Nga raportimet paraprake 43-vjeçari nuk rezulton person me precedentë penalë apo të jetë përfshirë në konflikt me shtetas të tjerë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Zona e thellë malore e Sumes ndodhet rreth 5-6 orë larg nga qyteti i Shkodrës.

Vrasja e dytë në Dukagjin brenda 1 muaji

Kjo është vrasja e dytë në Dukagjin në më pak se një muaj. Më 21 tetor u qëllua për vdekje në fshatin Shosh të Dukagjinit 55-vjeçari, Lazër Arraj.

Ai u qëllua për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Autori i dyshuar i vrasjes së 55 vjeçarit është kushëriri i tij Marash Arraj.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën "arrest me burg me afat 40 ditë" për 26-vjeçarin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qellohet-vdekje-nje-person-ne-dukagjin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange