Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme një video të stadiumit të ri kombëtar, ?Arena Kombëtare?.
Nga pamjet e publikuara nga Rama, duket se stadiumit po i jepet dora e fundit, ndërsa të dielën pritet që të zhvillohet ndeshje testuese Vllaznia-Poloni për femra.Ndeshja e parë zyrtare që mund të luhet në stadiumin e ri, nëse do të bëhet gati, do të jetë me 17 nëntor mes Shqipërisë dhe Francës.