Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur turin e pagëzuar "Rrugëtimin për Shqipërinë? në të gjithë Shqipërinë. Dje pati një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ditën e sotme Basha ai është ndalur në Korçë. Basha ka zgjedhur që takimin ta nisë me një reagim për arrestimin e të dyshuarit si autori i atentatit të prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësi. Për këtë rast Basha tha se i arrestuari si autor i atentatit, Redjan Rraja është pjesë e pushtetit, duke iu referuar kështu lidhjes që ai ka me deputetin e PS, Rrahman Rraja. Ky i fundit është distancuar nga kjo ngjarja dhe nga i afërmi i tij duke thënë se nëse do të ishte djali i tij që ka kryer diçka të tillë do të largohej nga Shqipëria.
"Një luftë bandash në pushtet, nevoje akute për zgjedhje të parakohshme. Kjo do arrihet duke bashkuar vullnetet pozitive të shqiptarëve. Nuk ka ndryshim pozitiv që mund ta ndalë bashkëpunimi i qeverisë me krimin" ka thënë Basha.Në fjalën e tij Basha ka deklaruar se sapo PD të vijë në pushtet rrogat e çdo punonjësi minimalja do të jetë 300 euro. Po ashtu Basha ka hedhur akuza ndaj qeverise Rama duke thënë se po pergatit 120 milion euro per tua dhënë koncesionareve. Më pas ashtu si gjatë takimit ditën e djeshme në Elbasan, edhe sot Basha është ndalur tek emigracioni, punësimi i të rinjve dhe arsimi. Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.
Edhe më herët kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se arrestimi i kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja, lidhur me atentatin kundër prokurorit Ndoja poshtëron akoma më shumë Partinë Socialiste, ndërsa e cilësoi si një luftë mes bandave. Sipas tij zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.