Vendimi për rrogat në arsim, SASHK-u mblidhet të enjten

2019-11-05 1

Vendimi për rritjen ose jo të pagave në arsim pritet të merret në seancën e nesërme të Qeverisë, thotë Ministri i ARsimit Arbër Ademi. Ai nuk zbardh nëse do të pranohet kërkesa e Sindikatës së Arsimit për rritjen e pagave nga janari i vitit të ardhshëm. Sindikata nga ana tjetër përsërit qëndrimin se nëse refuzohet kërkesa e tyre më 11 nëntor do të hidhen në grevë të përgjithshme.