#rtvora #oranews
Ndalimi i Redjan Rrahjes si i dyshua në atentatin ndaj prokurorit Ndoji ka vënë përballë edhe një herë Edi Ramën e Lulzim Bashën. Kryeministri ka deklaruar se do të paraqitet një ligj special ndaj të dënuarve të akuzuarve dhe prokurorëve të dyshuar. Ndërsa Basha thekson se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri.
Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në twitter ka përshëndetur punën e policisë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit.
Madje ai ka paralajmëruar një tjetër nismë ligjore ndaj grupeve kriminale dhe personave të përfshirë në to.
Rama: Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së Do t?i nxjerrim ?ujë të zi? foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan ?të kapin ç?të kapin?, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit.
Por për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ngjarja tregon se vendit i duhen zgjedhje të reja.
Pyetje: Për atentatin ku ndodhej edhe një prokuror, është arrestuar një i afërm i një deputeti të PS. A keni një koment?
Lulzim Basha: Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t?u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t?i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.
Kryetari i PD-së theksoi se pikërisht për këtë ka nisur dhe aksionin me takime në rrethe.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-dhe-basha-debat-rrahjan
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp