Ora News - Veliaj: Për 100-vjetorin e Tiranës, dyfishojmë furnizimin me ujë nga Bovilla

2019-11-04 1

#rtvora #oranews

Pas rehabilitimit të shtratit të Lumit të Tiranës, brenda vitit 2020 do të marrë zgjidhje edhe furnizimi me ujë të pijshëm shtesë nga impianti i Bovillës.

Nga Amsterdami, ku paraqiti sfidat kryesore të Tiranës në konferencën e ?Javës Botërore të Ujit?, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet sasia e ujit për qytetarët.

?Kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm për Astirin, kur në 28 gusht hapëm linjën e dedikuar që vjen nga Bovilla. Pra, nga 28 gushti, ajo që ka qenë një pikë jo vetëm problematike, pa kanalizime, as lidhje me rrjetin e rregullt të ujit, por furnizohej nga puset e vjetra të Laknasit, sot merr ujë nga Bovilla. Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë?, tha Veliaj, i cili shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfundojë edhe dyfishimi i linjës nga Liqeni i Bovillës tek impianti i filtrimit.

Kryebashkiaku theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje.

?Me dyfishimin e prurjeve dhe filtrit të ujit zgjidhim përfundimisht çështjen e sjelljes së ujit në Tiranë. Mandej do të fokusohemi vetëm në rrjetin e lagjeve, ku disa prej këtyre lagje pilot, tashmë kanë ujë 24 orë, disave iu është dyfishuar sasia. Na duhet që në mënyrë kapilare të futemi në çdo lagje dhe të sigurohemi që kjo prurje e madhe e dyfishuar e ujit në Tiranë të përballohet nga rrjeti, që në disa lagje ka nevojë për ndërhyrje prej amortizimit?, tha ai.

Kryebashkiaku deklaroi se në këto 5 vite Tirana ka arritur të stabilizojë edhe problemin e kanalizimeve.

?Në reshje si të sotmet, lumi i Tiranës përfshinte të gjitha njësite 4, 8, 9 dhe 11. Sot Lumi i Tiranës është një përrallë nga e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë mbaruar. Ende duhet të përfundojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar. Shumë prej atyre që sot ankohen për kanalizimet, në fakt ishin qeveritë ku i menaxhonin projekte të tilla, dhe e zhgënjyen jo vetëm popullin e tyre, por edhe komunitetin e donatorëve, posaçërisht ata japonezë, që kanë financuar me JICA atë proces. Megjithatë, bashkë me qeverinë, kemi vendosur që ta riaktivizojmë këtë proces, që zgjidh përfundimisht çështjen e kanalizimeve për gjysmën e Tiranës?, përfundoi Veliaj.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-100-vjetorin-e-tiranes-dyfishojme-furnizimin-me-uje-nga-bovilla

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora...