BOOM denoncon: Si janë grabitur për 100 vjet 3 mijë hektarë tokë publike pranë Gjirit të Lalzit

2019-11-04 3

#rtvora #oranews
Emisioni BOOM në RTV Ora ka denoncuar sot se si 3 mijë hektarë tokë publike, në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, është marrë me vendim gjykate nga disa persona që nuk kanë qenë kurrë pronarë të saj, duke u bazuar në dokumentet që institucionet shtetërore i kanë provuar si të falsifikuara.

Bëhet fjalë për rreth tre mijë hektarë në Rrushkull të Sukthit, pranë Gjirit të Lalzit. Ajo është një nga pronat më të mëdha publike, për të cilën ka patur vendime të ndryshme prej më shumë se 100 vjetësh për t'ia marrë shtetit.

Bazuar në dokumentet arkivore të kohës, nën kohën e sundimit osman, kjo tokë ka qenë në pronësi të Sulltanit, i cili e jepte atë në përdorim me qira.

Nga viti 1860-të deri në vitin 1912, pronën e kishin marrë nga Sulltani në përdorim me qira tre nënshtetas. Njëri prej tyre quhej Konstantin Shallvari. Në vitin 1888, të drejtën e shfrytëzimit me qira e morën tre djemtë e Konstantinit, njëri prej të cilëve quhej Miltiadh Shallvari.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-si-jane-grabitur-100-vjet-3-mije-hektare-toke-publike-prane-gjirit-te-lalzit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp