Situata pas reshjeve/ Drejtori i mirëmbajtjes së rrugëve në ARRSH flet për Report TV

2019-11-04 2

Akset problematike, monitorohen 24 orë nga inspektorë të ARRSH", kështu është shprehur në studion e Report TV, drejtori i Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptarë, Erion Koka për sa i përket reshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Koka ka shtuar se situata me reshjet nuk është alarmante dhe se problemet e shfaqura me përmbytjet e rrugëve kanë marrë zgjidhe ose do të zgjidhen në orët në vijim.

"Veriu dhe jugu ka qenë më problematik, Qarku i Gjirokastrës, Dalja e ujit afër liqenit të Viroit. Akset problematike monitorohen 24 orë. Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Punimet janë kryer dhe janë inspektuar. Kemi grupe në mbikëqyrej dhe kemi inspektorët që i vëzhgojnë rrugët. Për çdo taksë për mirëmbajtjen e rrugës." ka thënë fillimisht Koka.

Free Traffic Exchange