#rtvora #oranews
Ende pa nisur seancat e para dëgjimore të drejtuesve të policisë së shtetit të cilët do të dalin në sitën e vettingut, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka bërë publike listën e dytë të drejtorëve që pritet të dalin për rivlerësim.
Në listën e dytë janë 47 emrat e radhës që do të verifikohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe. Hedhja sërish e shortit ka nxjerrë listën e dytë të drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës që do të vlerësohen në 3 kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.
Neser ne veting nr 2 i SHCBA- Ndëkohè nesër para vetingut do të dalë Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA dhe Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA
Trupa e Vlerësimit për Agon përbëhet nga: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko
Trupa e Vlerësimit për Shehun përbëhet: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj
Emrat ne liste- Lista është publikuar në faqen e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku theksohet se emrat kanë dalë pas hedhjes së shortit. Lista e parë doli në korrik të këtij viti dhe përbëhej kryesisht nga drejtues të lartë të policisë në Tiranë dhe rrethe. Sipas ligjit për vettingut, çdokush që do të zbulohet se ka lidhje me krimin do të përjashtohen përjetësisht nga shërbimi policor.
Me ndryshimet e reja do të jetë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që do të vetojë rreth 250 punonjës të gradave të larta, ndërsa SHÇBA do të kryejë procesin e vettingut për efektivët e policisë.
Ndërkohë mos-koordinimi mes institucioneve dhe vonesa në kthimin e përgjigjeve është bërë shkak për zvarritjen e procesit të vettingut në radhët e policisë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ja-drejtuesit-e-policise-ne-qarqe-qe-i-nenshtrohen-vetingut
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp