Ora News - Fotot për 75-vjetorin e çlirimit, Çika: Provokim, Tufa: Po promovohet terrorizmi komunist

2019-11-04 2

#rtvora #oranews
Shoqata antikomuniste ka kundërshtuar fotografitë e vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kuadër të festimeve të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Ky veprim për drejtuesin e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, është një provokim i hapur pasi fotografitë e vendosura në bulevard nuk kanë lidhje me dëshmorët. Madje sipas tij, disa nga ato kanë qenë autorë krimesh.

Çika: Kjo është një vazhdim i luftës së klasave është një rikthim i komunizmit. Një pjesë e tyre nuk kanë lidhje me dëshmorët. Janë dëshmorë ideologjik të komunizmit dhe jo dëshmorë të atdheut.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, sipas të cilit po promovohet terrorizmi komunist në Shqipëri.

Tufa: Ka një aspekt tepër provokativ sepse një pjesë e këtyre portreteve, të ashtuquajtur heronj nuk janë të tillë. Pse nuk janë komandantët e mëdhenj Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, pse nuk është Miladin Popovici, sepse ata kanë qenë kryesorët.

Edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar për fotot e dëshmorëve të vendosura në bulevard. Sipas saj e kaluara rrezikon të përsëritet kur lartësohen persekutorët.

Ademi: Shumica e atyre njerëzve që kanë persekutuar dhe kanë bërë edhe krime ndaj njerëzit në sistemin komunist nuk mund të qëndrojnë në një vend edhe persekutorët dhe të persekutuarit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fotot-75-vjetorin-e-clirimit-cika-provokim-tufa-po-promovohet-terrorizmi-komunist

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp