Shiu rëndon trafikun/ Tirana dhe Durrësi, qytetet më mbingarkesë lëvizjesh

2019-11-04 1

Reshjet e shiut mëngjesin e së hënës, në Tiranë shkaktuar një trafik të pazakontë i cili paralizoi për disa orë me radhë rrugët e kryesore të kryeqytetit.


Mijëra persona u detyruan të humbisnin ditën e punës, një pjesë tjetër shkollën, ndërsa fëmijët e patën të pamundur të shkonin në kopshte dhe çerdhe.

Qytetarët mbetën të bllokuar në rrugët siç janë nga Sheshi Shqiponja drejt Zogut të Zi, si dhe në drejtim të pallatit me shigjeta. Po ashtu, të bllokuara ishin kryqëzimi i 21 dhjetorit, rruga e Dibrës, ajo e Xhamllikut, si dhe pranë shkollës Harry Fultz.

Por kjo situatë e rënduar e trafikut në Tiranë, sipas ekspertit rrugor Fatmir Hasho, e ka një shpjegim që kryesisht lidhet me drejtuesit e mjeteve.
Zgjidhja e kësaj situate, sipas ekspertit Hasho, duhet që drejtuesit e mjeteve të jenë më të orientuar, ndërsa nuk kane munguar as aksidentet. Ky automjet për shkak të vështirësisë në shikim i ka zënë rrugën autobusit në trafikun e rënduar.

Situatë e ngjashme me trafikun e rënduar si në Tiranë, përjetuan edhe qytete të tjera të mëdha siç janë Durrësi apo Elbasani. Edhe në këto qytete, qindra mijëra persona mbetën të bllokuar në rrugë, një pjesë të së cilave u përmbytën për shkak të reshjeve të shiut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Easy Viral Banner Traffic