Report TV - Shiu pushton Shqipërinë, uji vërshon mbi rrugë, shembet ura në Delvinë

2019-11-04 0

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu nga veriu në jug, ndërsa uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar probleme të shumta. Në Delvinë është shembur ura e fshatit Van duke bllokuar të gjithë banorët. Trageti linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit nuk do të niset. Si pasojë e kushteve të motit nisja nga Italia është shtyrë për në mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30. 

Ndërkohë që tragetet e linjës Bari-Durrës nuk kanë mbërritur në portin e Durrësit sot në mëngjes. Të dy tragetet nuk arritën të niseshin mbrëmë nga porti i Barit për shkak të motit të keq me një det me forcë 8 ballë. Tragetet janë nisur sot në mëngjes nga Bari dhe pritet të mbërrijnë në Durrës pas orës 14:30.  Ndërsa tragetet e konteinerëve që lundrojnë nga Trieste dhe Ankona në drejtim të Durrësit për shkak të motit të keq kanë ndaluar në portet kroate dhe do të lundrojnë në drejtim të Durrësit kur moti të përmirësohet.

Në Kukës prefekti Zenel Kucana është shprehur se situata është normale, pasi ka vetëm disa rënie gurësh dhe dherash në rrugën Kukes-Shishtavec, Bajram Curr-Valbone dhe Bajram Curr-Lekbibaj. Megjithatë shiu është një lajm i mirë për Kukësin për situatën hidrike pasi pritet rritja e prurjeve në liqenin e Fierzës nga lumenjtë. Fierza për shkak të thatësirës së tejzgjatur është në nivelin 272 m.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Easy Viral Banner Traffic