Ndryshime në ligj për të parandaluar dëmet nga tërmeti - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-04 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmeti i shtatorit duket se ka ?shkundur? edhe qeverinë, e cila ka ndërmarre masa të reja ligjore, me qëllim parandalimin e pasojave në rast të një situate të ngjashme.Ligjit për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve në Ndërtim po i bëhen disa ndryshime, të cilat në thelb synojnë që të kryhet një kontroll i imtësishëm për të gjitha objektet qe kanë më shumë se  50 vite që janë ndërtuar.Sipas relacionit të projektligjit, qëllimi është për të parë qëndrueshmërinë e tyre si dhe sigurinë në përdorim.Grupi teknik që do të bëjë auditimin do të jetë nga Instituti i Ndërtimit si dhe përfaqësues të njësisë vendore, të  cilët do të dalin në konkluzione nëse godina duhet apo s?duhet të jetë për banim.Nga ana tjetër është parashikuar që për çdo objekt publik që do të ndërtohet, siç janë kopshte, çerdhe, kinema, teatër, stadium apo markete, pavarësisht vlerës së ndërtimit, ato do t?i nënshtrohen një oponence teknike nga institucione publike.Këto masa vijnë në një kohë kur tërmeti i shtatorit që goditi vendin la pas dëme të konsiderueshme për shumë banesa. Më pas qeveria hartoi edhe një plan financiar për dëmshpërblimin e qytetarëve.Lëkundjet e tërmetit nxorën në pah se një sërë godinash të vjetra për banim nuk ofrojnë sigurinë e duhur për jetën e qytetarëve.

Free Traffic Exchange