Wake Up/ Biznesi i vogël: Qeveria po na falimenton me ligj. Do protestojmë

2019-11-04 0

Alarmi i biznesit të vogël: Mos shumëfishoni gjobat, po falimentojmë. Nga Paketa Fiskale 2020 këto ditë vetëm sa janë bërë publike disa nga drejtimet kryesore, por bizneset e vogla dhe të mesme i bëjnë thirrje qeverisë që të mos shumëfishojë masën e gjobës për mos lëshim të kuponit tatimor, çka është edhe një nga penalitetet kryesore që diskutohet të përfshihet në këtë Paketë. Sipas tyre, kjo masë ose do të çojë bizneset e vogla drejt mbylljes, ose do të rritë korrupsionin. Sipas Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, zgjidhja e vetme është zgjerimi i bazës së tatueshme; pra të paguajnë të gjithë, të formalizohen të gjithë dhe të mos ketë më korrupsion në këtë sektor. Ndërsa në lidhje me zëvendësimin e kasës fiskale, kjo shoqatë ndërkohë kërkon që kosto e saj të mos i ngarkohet biznesit, i cili edhe ashtu është në vështirësi të mëdha financiare. Por nuk është vetëm kaq. Situata e bizneseve të vogla në Shqipëri paraqitet sipas Shoqatës tejet e rënduar. Problemet janë pa fund, që nga pasojat e TVSH-së mbi biznesin e vogël, rimbursimi i TVSH-së për disa sektorë, te çmimi i naftës, dhe deri te pagesa e energjisë elektrike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Free Traffic Exchange