Report TV - Interpelanca për Alvinin, Rama çon Spiropalin, revoltohet deputeti Andi Përmeti

2019-11-04 0

Interpelancës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament për cështjen e Alvin Berishës nuk do i përgjigjet Edi Rama, por Elisa Spiropali. Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

"Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t'u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu" tha ai.

Por Ruçi u përgjigj duke i thënë se Rama ka të drejtë që ta delegojë cështjen e interpelancës.

"Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament" tha ai.

Por Andi Përmeti reagoi sërish duke theksuar se me delegimin e interpelancës u shkel rregullorja. "Kryeministri ka të drejtë ta delegojë kur interpelanca kërkohet me kryeministrin, por unë e kërkova interpelancën me zotin Rama si ministër, pra ministri nuk ka të drejtë ta delegojë interpelancën".

Free Traffic Exchange