Financat e bashkive do kontrollohen imtësisht - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të 61 bashkitë do të kalojnë një ?check up? të imtësishëm financiar për të bërë një vlerësim të shëndetit të tyre ekonomik.Qëllimi i kësaj nisme është hartimi I një plani konkret për të paguar detyrimet e prapambetura që pushtetit vendor ka ndaj buxhetit, borxhe të cilat arrijnë në 6.2 miliard lekë.Ka një periudhë tranzitore tre mujore nga dalja e këtij udhëzimi, që bashkitë do të duhet të vlerësojnë veten nga ana financiare, këta tregues do ti verifikojmë dhe më pas do të japim sugjerime përkatëse se si dilet nga kjo situatë.-thotë Fran Brahimi, drejtor i financave vendore në Ministrine e Financave.Ministria e financave nuk bën të ditur se kush prej bashkive është në vështirësi serioze financiare, por pranon se ka njësi vendore që kanë problem të tilla.Nuk mund t?ju them se kush bashki është në problem serioze. Kjo do të dalë pas verifikimi megjithatë mund të them se ka bashki apo edhe institucione shtetërore që janë në problem financiare.Udhëzimi i ri i nxjerrë nga Ministria e Financave parashikon katër hapa se kur bashkia konsiderohet në vështirësi serioze.Faza e parë nis kur njësia ka vonesa prej 30 ditësh në pagesat e detyrimeve të cilat përbëjnë 15% të shpenzimeve vjetore.Ndërsa hapi I fundit është ai ekstrem, kur detyrimet e pashlyera arrijnë në 130% të shpenzimeve vjetore.Në këtë rast qeveria vendos një administrator për bashkinëAdministratori propozohet nga Ministria e Financave dhe miratohet nga qeveria. Në çdo rast ai është person jo politik, të dy bashkë me kryetarin e bashkisë përcaktojnë një plan të imtësishëm masash për të dalë nga kjo situatë, ofrohen vetëm shërbimet bazike për qytetarët dhe më fillon pagesa e detyrimeve.Sipas të dhënave nga ministria,borxhet e prapambetura të bashkive do të duhet të zerohen në vitin 2021.