Prokurori dhe “Rrumi” ruhen në spital, 40 të shoqëruar - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-03 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grupi hetimor që po përpiqet të hedhë dritë mbi aksidentin mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Aleksander Lahos ( Landi Muharremi) dhe Andi Malokut, ka marrë dëshmitë e rreth 40 personave nga Durresi, Shijaku dhe Sukthi.Mes tyre janë shoqëruar sërish për t?u pyetur edhe Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, si persona qe mund te kenë dijeni për atentatin e kryer pasditen e se premtes pranë mbikalimit te Shkozetit.Mbledhja e dëshmive po bëhet paralelisht me ekspertizën që po i bëhet makinës së autorëve të krimit, një ?Benz? ngjyrë gri që rezulton të jetë i vjedhur së bashku me targat që mbarte. Shpresat për të arritur tek identifikimi janë të mëdha, pasi veç kallashnikovëve, në mjet u gjetën edhe maskat, tek të cilat mund të ketë material që do i nënshtrohet analizave të ADN-së.Ndërkohë, dy te plagosurit e atentatit te së premtes, prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin ?Rrumi? vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin e Durrësit që nga mbrëmja e së premtes.Burimet bëjnë të ditur se fraktura që prokurori Arjan Ndoja ka pësuar në shpatull kërkon ende kujdesin e tyre dhe për këtë arsye ai është duke u mbajtur në terapi intensive në pavionin e Ortopedisë.Ndryshe nga prokurori, i plagosuri tjetër Aleksandër Laho që ka mbajtur edhe emrin Land Muharremi, po qëndron në pavionin e kirurgjisë.Dëmtimi që i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, ka depërtuar nga shpatulla në drejtim të nofullës dhe është më i rëndë. Mjekët thonë se 48-vjeçari ka reaguar pozitivisht, por dëmtimi thuajse i plotë i nofullës e bën te pamundur komunikimin me të, duke kërkuar një kujdes të veçante.Të dy të plagosurit qëndrojnë në mjedise të ndryshme brenda spitalit dhe vijojnë të ruhet nga forca të policisë.Veç familjarëve dhe hetuesve të çështjes nuk lejohet askush tjetër për ti vizituar në kuadër të masave të sigurisë për jetën e tyre.Ndërkohë në Tiranë, gjendja e shoferit Andi Maloku është stabel por mjeket ende nuk japin garanci për jetën.Prokurori Arjan Ndoja ra pre e një atentati së bashku me shoferin e tij Andi Malokun dhe shtetasin Aleksandër Laho teksa po udhëtonin drejt Tiranës. Dyshohet se krimi mafioz është bërë për shkak të detyrës së prokurorit dhe ka lidhje me konfliktin për pronat në Gjirin e Lalzit.