A do të jetë përdorimi i shqipes, flamurit dhe kauza shqiptare përsëri ndër premtimet e partive

2019-11-03 0

Gjuha shqipe, përdorimi i flamurit, beteja për të drejta të barabarta, përfaqësimi i drejtë në institucione dhe zhvillimi i barabartë rajonal, në vazhdimësi kanë qenë pjesë e retorikës së mbushur me premtime patriotike nga ana e partive politike shqiptare. Për zgjedhjet e 12 prillit, partitë shqiptare akoma nuk i kanë gati programet e tyre por duke qenë se statusi i përdorimit të shqipes mbetet ?status-kuo?, përfaqësimi i drejtë nuk ka arritur nivel kushtetues dhe zhvillimi rajonal nuk ndryshon nga ai periudhës para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, nuk përjashtohet mundësia që partitë të shënojnë edhe një fushatë me retorikën e njëjtë.