Hetimet për atentatin e prokurorit/ Nuk është marrë ende në pyetje “Rrumi i Sukthit”

2019-11-03 6

Përsa i përket çështjes së hetimit, duhet thënë që prokuroria ende nuk ka pyetur Rrumi n e Sukthit në lidhje me atentatin dhe përfshirjen e tij në këtë çështje.


Rrumi i Sukthit, njihet edhe me një tjetër nofkë, si Landi Muharremi, ndonëse, në regjistrin civil rezulton me emrin Aleksandër Laho.

Një pikë tjetër mbi të cilën prokuroria po punon dhe me gjasë do të hedhë shumë dritë mbi këtë çështje është edhe përgjigja e ekspertizës së policisë shkencore mbi automjetin, i cili u gjend i braktisur rreth një orë pas ngjarjes, pranë varrezave të fshatit Shkafane, në drejtim të Ishmit.

Duhet theksuar që brenda në makinën, me targa fallso, u gjetën dy armë të tipit kallashnikovë, maska por edhe shishe benzine.

Ndërkaq ditën e djeshme, bëhet me dije nga burimet se janë marrë edhe kamerat e sigurisë në restorantin ku ka qenë duke drekuar prokurori Arjan Ndoja.

Janë pikërisht këto tre pika, dëshmia e Rrumit, ekspertiza e policisë shkencore mbi automjetin e gjetur të braktisur, por edhe kamerat e sigurisë që prokurorët presin në mënyrë që të kanalizohet hetimi.

Duhet thënë që prokuroria e ka regjistruar çështjen për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë.

Ndërkaq është marrë dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja, i cili pretendon dhe këmbëngul që nuk ka qenë ai shënjestra e këtij atentati.

Megjithatë po punohet pikërisht në dy pista, edhe që shënjestra të ketë qenë prokurori Ndoja, por edhe që në shënjestër të ketë qenë Rrumi i Sukthit.

Mes të shoqëruarve që më pas u lanë të lirë janë Plarent Dervishi dhe Julian Mece, të cilët kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave , ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange