Fermerët braktisin tokën, sepse mungojnë politikat mbështetëse nga shteti. Ndërsa skemat e subvencionit janë pothuajse të paarritshme për fermerin tonë.
? Fermeri :Unë jam Kastriot Hoxha, jam kthyer në 2014. Kam investuar të gjitha të ardhurat e mia këtu, por jam zhgënjyer totalisht. Shteti nuk na ka ndihmuar fare me asnjë subvencion, ne e blejmë plasmasin me TVSH, thotë që ka ulur cmimin e imputeve bujqësore ne nuk e kemi ndjerë fare, naftën e blejmë me 180 Lekë. Korentin e paguajmë me 146-147 Lekë si biznes, por çfarë biznesi jam unë?! Kemi edhe tarifën e TVSH-s brenda sikur shohim televizor tek sera, unë e paguaj njëherë atë për në shtëpi.
Gazetarja: Ke aplikuar ndonjëherë për subvencion?
Fermeri: Kam aplikuar tek AZHBR-ja, por thonë që ta përfitosh subvencionin duhet që serat të jenë 2 metra e 80 centimetra. Si 99% e fermerëve i kam serat diellore.?
Fermerët ankohen për mungesë tregu për pasojë prodhimet e tyre bujqësore përfundojnë në tokë ose në lum që shërbejnë si ushqim falas për peshqit.
? Fermeri: Ky prodhim do të përfundojë i gjithi në tokë sepse duhej të ishte shitur një muaj më parë, në atë kohë nuk kishte kërkesë ose e kërkonin me çmim shumë të ulët nënkosto.
Gazetarja: Në janar bëhet mbjellja e fidanëve të rinj, pasi këto fidanë e kanë përfunduar sezonin e tyre. Çfarë do të bësh?
Fermeri: Po nuk pata mbështetje nga shteti do të iki atje ku qesh. Do i braktis serat. ?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH