TIRANE- Përmirësimi i infrastrukturës, projekti i ?100 Lagjeve?, fuqizimi ekonomik dhe vendet e reja të punës do të jenë fokusi i Bashkisë së Tiranës. Nga shkolla ?1 Maji? në kryeqytet, në dëgjesën me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shpjegoi 4 kolonat kryesore mbi të cilat është planifikuar projektbuxheti për vitin e ardhshëm dhe investimet që pritet të sjellin impakt pozitiv në cilësinë e jetës së banorëve të qytetit.
?Fokusi i punës, jo vetëm për këtë vit, por që do të zgjasë përtej këtij viti, do të jetë i ndarë në 4 kolona kryesore. Do të vijojmë të investojmë në çerdhe, kopshte, shkolla. Kemi një punë shumë të madhe për të bërë. Fillojmë brenda këtij viti kampusin e qytetit studenti, i cili do të ketë tre elementë të rëndësishëm zhvillimor?, tha Mazniku. Fokusi i dytë i rëndësishëm i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë ekonomia dhe punësimi. ?Në 4-vjeçarin e parë u fokusuam shumë në infrastrukturën bazike të qytetit, në pastrim, rrugë dhe kanale. Tani do të kemi fokus më të madh te ekonomia dhe punësimi, siç është zona e re ekonomike e Tiranës, e cila do të fokusohet në prodhim e manifakturë, për të krijuar vende të reja të punës. Po ashtu, edhe tregun agroushqimor, në mënyrë që edhe zonat rreth e qark të Tiranës të ketë një treg për të sjellë produktet e tyre?, tha ai.