Meta: Media u përkeqësua/ Dita për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve

2019-11-02 3

Presidenti Ilir Meta, në ditën ndërkombëtare të medias, ka ngritur shqetësimin pasi sipas tij, liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.


?Shumë portale në të zezë e kanë ngritur ?Fake News? në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e ?kasetave të gatshme? dhe të transmetimeve me ?regji qendrore? po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve?, deklaroi Meta.

Presidenti republikës merr përsipër të analizojë dhe të mbërrijë në përfundimin se cilat media në Shqipëri janë të besueshme, pa thënë se ku e bazon këtë konstatim.

?Zëri i Amerikës? dhe ?Deutche Welle? vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik?, shtoi ai.

Pa media të lirë dhe të pavarur, thekson presidenti Ilir Meta,rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e pamundur.

?Apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve. Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror?, deklaroi presidenti.

Presidenti Ilir Meta, thekson se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH