‘Është me të futur’, tifozët dy orë në radhë për biletën e Shqipëri-Francë: Me detyrim edhe Andora

2019-11-02 1

Prej të premtes pasdite kanë filluar të shiten biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare mes Shqipërisë dhe Francës. Por sot për të blerë një të tillë tifozët sportdashësit duhet të presin të paktën dy orë. Ky është shqetësimi i parë, ndërsa i dyti është akoma edhe më alarmant. FSHF ka menduar se kushdo që dëshiron të shohë Shqipëri-Francë duhet të blejë edhe biletën e Shqipëri-Andorë, e cila luhet në Elbasan Arena dhe sipas federatës ka shumë pak interes.