Atentati ndaj Ndojes, 2 pistat qe po hetohen

2019-11-02 13

Policia ka shoqëruar disa persona, kryesisht me precedentë penalë që dyshohet se kanë dijeni për atentatin ku u përfshi edhe Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Arjan Ndoja dhe 2 persona të tjerë u plagosën pasditen e së premtes në një atentat tek mbikalimi i Shkozetit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga vendi ku ndodhi atentati me edicionin e lajmeve të orës 12:00 në Tv Klan, gazetari Ermal Vija tha se ?2 janë pistat e policisë, ku janë përqendruar edhe hetimet. E para është ajo e tentativës për vrasje për shkak të cilësisë, lidhur me detyrën që mbante prokurori Ndoja. Dhe pista tjetër që ngjarja mund të jetë porositur nga një grup i strukturuar kriminal. Pra këto janë dy pistat ku është përqendruar grupi i hetimit dhe policia tashmë që prej mbrëmjes së djeshme.?

Cila ka qenë deklarata e Prokurorit Ndoja përpara hetuesve?

Ermal Vija: Në dëshminë e tij paraprake, Ndoja ka pranuar që nuk i ka parë personat që kanë qëlluar ndaj tij, pra nuk ka parë ndonjë makinë që mund ta ketë ndjekur. Ka deklaruar gjithashtu se nuk ka qenë ai shënjestra e këtij atentati, pasi për shkak të detyrës që ai mban është i ekspozuar lehtësisht në çdo pjesë të qytetit dhe për këtë atij mund t?i bëhej një atentat në çdo moment tjetër, por jo këtu në Autostradën Tiranë-Durrës. Kjo le të themi ka qenë edhe dëshmia e tij e parë e dhënë për hetuesit.

Ndërkohë a e ka dhënë Landi Muharremi dëshminë e tij?

Ermal Vija: Landi Muharremi, ose i quajtur ndryshe Aleksandër Laho ende nuk ka dhënë një dëshmi përballë hetuesve, kjo për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore, pasi sipas mjekëve të Spitalit të Durrësit, një prej plumbave të qëlluar prej atentatorëve e ka prekur 48-vjeçarin në pjesën e nofullës duke e bërë të pamundur komunikimin e tij për momentin me hetuesit, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje./tvklan.al

Free Traffic Exchange