Ekopolitikë - Shehu: Nuk luftohet informaliteti me një ligj të arnuar 144 herë

2019-11-01 2

#rtvora #oranews

Konsulenti, Olindo Shehu, nuk mendon se është vetëm ulja e pragut të TVSH-së që nxit informalitetin.

I ftuar në "Ekopolitikë", Shehu thotë se nuk luftohet informaliteti me një ligj për procedurat, i cili ka pasur arnime 144 herë në jetëgjatësinë e vet.

Shehu: Nuk mendoj se është vetëm ulja e pragut të TVSH që detyron biznesin të shkoj drejt informalitetit, është pak me e gjerë tema e informalitetit. Mund të shkojmë që nga teoria deri te praktika, po në momentin kur ti mundohesh të mbledhësh një taksë kur thesi është i shpuar nga të gjitha anët dhe ti mundohesh ta kapësh nuk e mbledh dot atë sepse është e pamundur të luftojmë informalitetin me një ligj për procedurat i cili ka pasur arnime 144 herë në jetëgjatësinë e vet.

Kemi ligjin për tatimin mbi të ardhurat 1998 realiteti i '98 me realitetin e 2019 me ndryshime pa fund. Ne konsulentët nuk i japim dot drejtim asaj e jo më bizneset, pra kemi aq shumë vrima në legjislacionin tonë saqë këto masa që ne pretenodjme se marrim për te luftuar informalitetin nuk do kenë ndonjëherë efikasitet, nëse nuk e marrim seriozisht këtë gjë dhe e kapim nga fillimi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shehu-nuk-luftohet-informaliteti-me-nje-ligj-te-arnuar-144-here

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange