#rtvora #oranews
Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati që i është bërë teksa ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Autorët e paidentifikuar ende i kanë zënë prite prokurorit pikërisht në afërsi të mbikalimit të Shkozetit para se të futej në autostradë, rreth orës 16:30 të së premtes.
Fillimisht ata i kanë qëlluar makinës në pjesën e mbrapme dhe më pas kanë kaluar paralel, duke qëlluar në anën e shoferit.
Vetë prokurori, Ndoj mësohet se ndodhej në vendin e pasagjerit. Në këtë moment makina tip"Mercedes Benz GLK" me targa AA 333 ZD në pronësi të prokurorit, Arjan Ndoj ka humbur kontrollin duke rënë në kanal.
Në këtë video duken edhe momentet e para, kur të plagosurit janë nxjerrë nga makina.
Mjekët konfirmojnë se prokurori ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë frakturë të klavikulës (afër shpatullës).
Bashkë me prokurorin, të plagosur mbetën edhe shtetasit Aleksander Laho, 48 vjeç, i njohur ndryshe si Landi Muharremi, i cili pak vite më parë rrahu biznesmenin libanez.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkembim-zjarri-tek-mbikalimi-i-shkozetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp