Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen për shqyrtimin e përgjigjes së mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Ky i fundit nuk është i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij Isuf Shehu.
Trupa e KQZ vendosi për mbarimin e mandatit të tij. Vota ishin 5 pro 0 kundër. . Kështu, fati i Bashkisë së Vorës ishte i njëjtë me atë të Shkodrës, tashmë të dyja bashkitë kanë mbetur pa një drejtues.
Ndërkohë avokati i Kajmakut deklaroi më herët para KQZ-së se: ?Verifikimet nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë të paplota. Prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione pa ardhur letër-porositë nga institucionet greke. Kështu lind pyetja a është nisur kërkesa për këtë letërporosi?! Pa patur këto përgjigje nuk kemi një procedurë verifikimi të përfunduar?.
Kajmaku pas denoncimit të PD-së, u verifikua nga prokuroria se ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.
Agim Kajmaku, pas akuzave, ka pranuar më herët se ai është i njëjti person që në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe ndaj të cilit ka patur një proces gjyqësor. Pas verifikimeve të kryera edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, Kajmaku thekson se është vënë në dijeni për këtë çështje pasi është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Duke qenë se këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku ka thënë se nuk ka patur dijeni për procesin.
?Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në formularin e vetëdeklarimit të fakteve lidhur me ndonjë masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj presonit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë në dijeninë time lidhur me fakte të tilla, sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit duke qenë se i gjithë procesi i hetimor është zhvilluar në mungesën time?, shprehej Kajmaku në letrën që i ka dërguar më herët Prokurorisë së Përgjithshme.
Sa i përket akuzës së falsifikimit të parave, për të cilën pati edhe një proces gjyqësor në vendin fqinj, Kajmaku thekson se më 12 shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit në Janinë e ka shpallur të pafajshëm.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH