Debat në OKB/ Replika Çitaku-Daçiç në seancën e këshillit të sigurimit

2019-11-01 1

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të certifikatës së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic.

Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në organizatën më të madhe botërore e cilësoi këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës. ?Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj.

Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë?, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook. Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të ?certifikatës së lindjes? time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shtoi ajo, duke nënvizuar me ironi se e vlerëson interesin e serbëve për figurat politike të Kosovës.

Në seancën e OKB-së, shefi i diplomacisë serbe paraqiti një certifikatë lindjeje të Serbisë, që mbante emrin e Çitakut, duke thënë se ajo wshtw shtetase e Serbisë dhe se kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo shtetësi. ?Ti ende je qytetare e Serbisë.?, u shpreh Daçiç ndërsa bëte publike certifikatën.

Përplasje mes të dyve pati edhe për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Citaku tha se ? ?kjo dhomë nuk është gjykatë për ne si politikanë?. Ajo theksoi se Kurti ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut, e se ai ishte i burgosur politik në Serbi, kur Daçiç ka qenë ministër?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH