Panine të mbushura me djathë dhe domate
Përbërësit:
500 gr miell
4 gr maja birre e thatë
1 lugë gjelle sheqer
250 ml qumësht (i vakur)
1 vezë
60 ml vaj Olim
Kripë
Mbushja
1 domate e madhe
125 gr mozzarella
Pak vaj dhe qumësht për lyerje në fund
Susam
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, shtojmë majan e thatë, sheqerin dhe i përziejmë sëbashku me miellin, shtojmë qumështin dhe e përziejmë me lugë, shtojmë kripë, vezë, vaj dhe e trazojmë brumin duke e punuar me dorë në tavolinën e punës për 10 minuta, e vendosim në tas të lyer me vaj, e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë për 2-3 orë.
Më pas vendosim brumin në tavolinë dhe e fillojmë të hapim me majën e gishtave derisa të formohet një petë e trashë, e nivelojmë mirë duke I dhënë formën e një pete të trashë 4-5 mm.
Presim domatet dhe mozzarellën në kubikë të vegjël, i përziejmë me erëzat që dëshirojmë.
Petën e ndajmë në shirita me gjerësi 5 cm, i lyejmë me furçë me vaj ulliri komplet shiritat. Çdo shirit e ndajmë në dy pjesë, pra gjerësia 5 cm dhe gjatësia 15-20 cm.
Në fillim të çdo shiriti vendosim një lugë gjelle me mbushje, e mbështjellim role duke mbyllur skajet dhe e vendosim në një tepsi. Kështu veprojmë me të gjitha pjesët e brumit, duke i vendosur në tepsi me largësi 1 cm nga njëra tjetra. I lëmë përsëri të mbuluara të pushojnë 15 minuta. Në fund I lyejmë me vaj e qumësht të pushojë 15 minuta. Në fund i lyejmë me vaj e qumësht dhe i spërkatim me susam. I vendosim në furrë për tu pjekur në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 25 minuta. Pitet e mbushura janë gati! Ju bëfshin mirë!