Ora News - Këshilli bashkiak kundërshton “shkrirjen” e Gjykatës së Sarandës

2019-10-31 1

#rtvora #oranews

Studimi që parashikon shkrirjen e Gjykatës së Sarandës si pjesë e riorganizimit të institucioneve të drejtësisë kundërshtohet në jug të vendit. Anëtarët e këshillit bashkiak, por dhe njërëzit e sistemit të drejtësisë,, thonë se kjo do ti privonte banorët e katër bashkive jugore nga kërkimi i drejtësisë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë parashikohet të shkrihet si pjesë e një studimi për riorganizimin e institucioneve të drejtësisë.

Ajo u shërben banorëve të Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, ndërsa plani parashikon që çështjet do të transferohen drejt Gjirokastrës, Vlorës apo Fierit.

Por ky projekt ka ngjallur shqetësime mes banorëve dhe kundërshtime në këshillin bashkiak.

Gjergji Imeraj si avokat dhe anëtar i këshillit bashkiak thotë se nësë miratohet shkrirja e Gjykatës së Sarandës do të privonte qytetarët nga kërkimi i drejtësisë.

Gjergji Imeraj: Për shkaqe të largësisë, për shkaqe të pamundësisë, për shkaqe të tjera të cilat shtojnë koston për ta kërkuar këtë të drejtë ata do ta humbasin këtë të drejtë dhe nuk do të kenë mundësi të paguajnë studion ligjore, transportin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-kundershton-shkrirjen-e-gjykates-se-sarandes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp