Ora News - “Priten” kokat e PS Shkodër, shkrihet struktura drejtuese

2019-10-31 1

#rtvora #oranews

PS ka mbledhur kryesinë në Shkodër nën drejtimin e të deleguarit, Arben Pëllumbi, i cili ka thënë se me vendim të kryesisë së PS është shkrirë struktura e partisë në këtë qytet.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes anëtarësisë, ndërsa të pranishëm ishin edhe deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Pëllumbi: Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vëndit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk i kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës.

Sa i përket situatës në bashki, Pëllumbi tha se i takon Presidentit të Republikës, që ti japë zgjidhje këtij problemi duke dekretuar një datë të re për zgjedhje të pjesshme.

Pellumbi: Situata në Bashkinë e Shkodrës duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti i Republikës, i cili duhet tashmë të caktojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër. Mundësi tjetër nuk ka. Presidentit duhet ti drejtohet KQZ-ja, për ti kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk i ka dhënë përgjigje, thoshte priste 13 tetorin. Tashti 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do ti kërkohet që të caktoi një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkrihet-struktura-drejtuese-e-ps-ne-shkoder-debate-ne-mbledhjen-e-kryesise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp