Tetori është cilësuar si muaji i librit dhe për këtë arsye ka pasur një sërë aktivitetesh që lidhen me leximin, dhurimin, promovimin, ekspozita apo seminare të ndryshme më këtë fokus. Aktivitetet e mbështetura nga Ministria e Kulturës janë zhvilluar jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Po ashtu, shkolla, kopshte apo institucione kulturore në të gjithë vendin janë bërë pjesë e këtij projekti duke organizuar orë të ve?uara dedikuar librit apo duke ftuar personazhe të njohur të letërsisë shqiptare. Ministria e Kulturës ka organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit, nën moton ?Takohemi për një Libër?. Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit. Pjesë e kësaj fushate janë edhe projektet si: ?Tirana lexon?, ?Sabbat?, ?Festivali letrar për të rinj? dhe ?Të lexojmë qytetin?. Një nga sloganet më të përhapura të këtij muaji ka qënë: dhuro#gjej#lexo. "Tetori i librit", është një nismë që vijon prej rreth një dekade, duke i paraprirë një aktiviteti tjetër të rëndësishëm që është Panairi i Librit. Por a mjaftojnë fushata të tilla për të na zgjuar dashurinë për librin. A janë fushatat zgjidhja strategjike që Ministria e Kulturës ka pikërisht përballë 1 milionë shqiptarëve që nuk lexojnë?!
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel