Gjatë këtij mësimi trajtohen emrat e përbërë nga dy tema fjalëformuese, njëra prej të cilave është ?vend? dhe vendoset në krye të fjalës së re. Bazuar në pyetjen e një ndjekësesje, mësuese Anjeza shpjegon se si duhet shkruar emri jokonkret ?vendndodhje?. Në të shumtën e rasteve kjo fjalë shkruhet ?vendodhje? duke gabuar temën e parë fjalëformuese. Shembuj të tjerë fjalësh me të njëjtën temë nistore janë ?vendngjarje?, ?vendtakim?, ?vendpushim?, etj. Siç shihet tema ?vend? shkruhet e plotë. Së dyti, mësuese Anjeza saktëson përdorimin e foljeve kalimtare dhe jokalimtare dhe si shembull ka marrë foljet ?thyej? dhe ?thyhem?, të cilat duket se nuk gjejnë një përdorim të saktë te folësit dhe shkruesit e shqipes. Si fjalë e huaj për sot është zgjedhur ?spostoj?, që në shqipe, si për nga kuptimi, si për nga struktura fjalëformuese është e barazvlefshme me ?zhvendos?.