Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se mbeten ende problem për ekonominë shqiptare detyrimet e prapambetura, rimbursimi i TVSH, si dhe risku nga PPP-të. Sipas FMN, për vitin 2018 detyrimet e prapambetura kapin shifrën 200 mln euro.
Linda Spahiu, përfaqësuese e FMN: Disa nga problemet që kemi hasur në vitin 2014 janë ende evidente. probleme që lidhen me detyrimet e prapambetura, pavarësisht se masa e tyre është reduktuar, në krahasim me cfarë ka qenë e akumuluaer më përpara. Mbeten probleme me vënien nën kontroll të angazhimeve publike dhe me patjen e një pasqyre të qartë, në cdo moment nga ana e ministrisë së financave, të angazhimeve publike të ndërmarra nga qeverisja lokale dhe qëndrore. Ka probleme me menaxhimin e investimeve në mënyrë sa më efektive, që të sigurohet që cdo lek i shpenzuar ka efektivitet. Ka ende paqartësi për mënyrën si do menaxhohet risku që lidhet me PPP, dhe ka ende probleme me rimbursimet e tvsh.
Edhe Banka Botërore, që vlerëson rregullin fiskal të vendosur pas 2014-ës, ngre shqetësimin e detyrimeve të papaguara ndaj të tretëve.
Hilda Shijaku, përfaqësuese e BB: Tashmë në Shqipëri ka një rregull fiskal që e mban prej vitit 2014. Ka patur arritje të rëndësishme në ekzekutimin e buxhetit, zvogëlimin e detyrimeve të prapambetura megjithatë, ne shikojmë që ka ende punë për t?u bërë në këto drejtime.
Përgjjgje u jep ministrja e financve që thotë, se janë bërë projektimet në buxhet për të ulur detyrimet.
Anila Denaj, ministre e financave dhe ekonomisë: Shqetësimi i detyrimeve të prapambetura është shqetësim i të gjithëve, edhe i ministrisë së financave dhe kjo gjen zbatim në platformën se si ne e ndjekim, kryesisht detyrimet e prapambetura që lidhen me tvsh. Ne këtë vit kemi projektuar në buxhet, 19 mld pagesë detyrimesh dhe nuk do ta ulim këtë shumë, pavarësisht nga projeksionet në të ardhura. dhe për vitin e ardhshëm do te kemi edhe këtë rritje në buxhet.
Minuistrja e Financave tha se buxheri i 2020 do të ketë në fokus sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.
TV Klan