Ora News - Kajmaku rrezikon burgun, kryebashkiaku i Vorës akuzohet se gënjeu për dekriminalizimin

2019-10-29 0

#rtvora #oranews

Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumeteve. Pas verifikimeve Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës për kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i cili ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit . Materialet i janë përcjellë njëkohësisht edhe KQZ ?së pas mbërritjes së letërporosisë nga Greqia që vërtetonte ndalimin e Kajmakut.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi.

Kajmaku nuk e ka deklaruar këtë dënim kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Në përgjigjen drejtuar prokurorisë kryebashkiaku i Vorës ka deklaruar se nuk e dinte që ishte në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaronte në formular. Këtë fakt ai tha se e kishte mësuar nga mediat. Sipas ligjit, zyrtarët të cilët gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të dënohen deri në 4 vite heqje lirie.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kajmaku-rrezikon-burgun-kryebashkiaku-i-vores-akuzohet-se-genjeu-dekriminalizimin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp