http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV E gjithë vija bregdetare është në fokus të auditimeve nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Artan Lame thotë se si rezultat i kontrolleve të kryera konstatohet se plaçkitja e pronave në zonat bregdetare është në përmasa të mëdha, fakt ky i cili ka rezultuar me arrestime dhe largime nga puna për dhjetëra punonjës dhe zyrtare.Sipas Lames shembulli më konkret janë abuzimet në Butrint, ku këtij parku arkeologjik i ka dalë pronari, por edhe zona të tjera përgjatë Rivierës së Jonit ku rezultojnë mbivendosje deri në katër pronare të ndryshëm.Prej afro dy vitesh qeveria ka pezulluar çdo akt ndarje apo kthim prone në bregdet. Por deri më tani nuk ka ende një ide se si do të zgjidhet kaosi me pronat në bregdet, për të cilin do të duhet një ligj i ri i cili të marre edhe dakortësinë e Komisionit të Venecias.