Sekuestrohen 3 milione Euro pasuri te 4 personave

2019-10-29 7

Tre milionë Euro pasuri që buronin nga aktiviteti kriminal i katër personave, janë sekuestruar nga policia në qytetin e Shkodrës.

Erli Pelingu, Armando Docaj dhe Dëfrim Eçi, u arrestuan më 26 Qershor të kërtij viti gjatë një operacioni të Europol në Danimarkë. Paralelisht policia shqiptare arrestoi në Shkodër Jetmir Kastratin që dyshohet se është kreu i këtij grupi. Në Danimarkë ai përdorte pasaportë kosovare me emrin Sokol Krasniqi.

Një pjesë të parave të përfituara, ata e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha.

Mësohet se është sekuestruar një pulari në Shkodër me vlerë investimi mbi 1,5 milionë Euro, 10 apartemente banimi në plazhin e Velipojës, 1 apartament banimi në Shkodër dhe 14 automjete prodhim i viteve të fundit.

Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.