Mbytën' me kokainë Kolumbie 5 shtete të BE-së/ Sekuestrohen 3 milionë € pasuri në Shkodër!

2019-10-29 7

TIRANE - Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri të investuara në Shqipëri nga kreu i një grupi kriminal në trafikun ndërkombëtar të drogës në disa shtete të BE-së, shkodranit Jetmir Kastrati, dhe 3 pjesëtarëve të tjerë të bandës, të arrestuar më 26 qershor 2019 në Danimarkë. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal ishin investuar në Shqipëri, kryesisht në zona bregdetare, Velipojë, në prona që trafikantët i kishin regjistruar në emër të familjarëve dhe miqve të tyre.

Njeriu që drejtonte dhe financonte grupin e gjerë të trafikut në disa shtete si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Suedi e Slloveni, e Shqipëri, rezulton sipas hetimeve të jetë Jetmir Kastrati ose siç njihej në Danimarkë, Sokol Krasniqi me pasaportë kosovare. Personat e tjerë të arrestuar, që u janë sekuestruar pasuritë, janë Eri Pelingu, Armando Doçaj që njihej ndryshe si Astrit Doçaj dhe Dëfrim Eçi. Eri Pelingu, njihej edhe me pseudonimet Eri Elbasani apo Ergys Elbasani.