VMRO-ja lëshon debatin parlamentar për euro-integrimet

2019-10-29 0

Deri sa pushteti u arsyetua se ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e tij dhe ka plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e datës për fillimin e negociatave, opozita lëshoi sallën për të mos dëgjuar lëvdatat dhe duartrokitjet. Sipas VMRO-DPMNE-së, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Bujar Osmani në vend që të japin dorëheqje vazhdojnë të manipulojnë. Dimitrov si kundërpërgjigje tha se po të ishte në vend të opozitës do t?i vinte turp të flasë për BE-në meqë në kohën kur ka qenë në pushtet nuk ka bërë asgjë për ta afruar vendin drejt unionit. Zv/kryeministri Osmani kerkoi që të mos hiqet dorë nga vlerat dhe aspiratat evropiane.