Report TV -Mimoza Hafizi: Do të rezistojmë deri në fund që Kopshti të mos i kalojë Bashkisë

2019-10-29 0

Pedagogë e studentë por edhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë, me një vendim të qeverisë. Në këtë protestë ditën e sotme ka qenë edhe pedagoge Mimoza Hafizi e cila ka deklaruar se ajo së bashku me kolegët e saj do të rezistojnë deri në fund që kopshti të mos i kalojë bashkisë.

"Ne i kemi Kundërshtuar ketë VKM që kërkon të tjetërsojë këtë ambient. Është një ambient që na përket të gjithëve është kat i pa shembullt që shteti të ndërhyjë të cënojnë mjedisin e punës shkencore. Jam këtu me kolegët e mijë për shumë rezistencë, është një çështje shumë parimore dhe nuk të cënosh punën akademike të studentëve dhe pedagogëve. Shpresoj që Gjykata të japi vendim të drejtës. Kam ardhur për rezistencë. Është qëndrim armiqësor ndaj Universitetit. Kush ka shpirt për ta mbrojtur duhet të rezistojë deri në fund. Hapat do të jenë në shkallët e tjera të gjykatës. " ka thënë Hafizi.