PD: Drafti i qeverise, tallje me shqiptaret

2019-10-28 0

Opozita mbledh ekspertët e saj për reformën zgjedhore

Në të dytën mbledhje brenda pak ditëve ekspertët e opozitës se bashkuar diskutuan ne grupin e tyre të punës, jo vetëm propozimet e tyre për reformën elektorale, por edhe draftin e paraqitur nga maxhoranca.

Pas takimit, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i cilësoi qesharake propozimet e shumicës, vecanërisht atë për shitblerjen e votës.

?Të propozosh p.sh. për shitblerjen e votës na u mjaftokërka vetëm me një deklaratë solemne që mund të bëjë Rama se nuk do të vjedhë më vota. Unë besoj që kushdo shqiptar dhe ndërkombëtar e kupton që vetëm reformë zgjedhore nuk është. Është tentativë për t?i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndoshta ndërkombëtarëve.?

Ironinë nuk e kurseu edhe kur iu referua dy çështjeve të tjera, asaj për përdorimin e administratës në zgjedhje dhe paratë e pista në fushatë.

?Të adresosh simptomën tjetër më të rëndë siç është presioni mbi administratën publike duke propozuar se vetëm që me presion të administratës publike do të kuptohet edhe presioni që bëhet ndaj nxënësve kjo është një tallje me shqiptarët. Të adresosh çështjen e penetrimit të parave të pista në fushatë duke thënë se do të duhet të gjobiten ata që marrin para nga krimi, kjo besoj se është një tallje akoma më e rëndë me shqiptarët dhe mbi të gjitha jo seriozitet.?

Sipas Alibeajt, opozita është për një reformë të vërtetë zgjedhore, bazuar mbi dokumentin e Bundestagut gjerman.

Tv Klan