Report TV -Përfundon 'Odiseja' e Unazës së Re, shpallet fituesi për Lotin e parë

2019-10-28 0

TIRANË- Me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë, bashkimi i kompanive ?Salillari? dhe ?Bajrami N? ka arritur të shpallet fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë. Fondi limit në këtë segment ishte 2.25 miliardë lekë.

Pas një ?odiseje?, që nisi me anulimin e tenderit të parë, ku ishte shpallur fitues bashkimi i kompanive ?DH Albania? dhe ?BibaX?, por rezultoi se ishin falsifikuar dokumentat, gara u rihap. Në të morën ?2 T? SHPK & ?G.P.G COMPANY?; ?ALB-BUILDING? SHPK & ?EUROTEOREMA? SHPK & ?LIQENI VII? SHA & ?COMMUNICATION PROGRES?; ?CURRI? SHPK + ?ALBA KONSTRUKSION? SHPK; ?GENER 2?; ?GJOKA KONSTRUKSION? sha & ?SHANSI INVEST? shpk; ?SALILLARI? SHPK & ?BAJRAMI N?; ?VEGA? SHPK & ?ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION? dhe ?VELLEZERIT HYSA? SHPK.