#rtvora #oranews
Konfliktet me pronat po largojnë investitorët nga Shqipëria. Mark Crawford, ish-presidenti i Dhomës Amerikane deklaron se në shumë raste bizneset e huaja tërhiqen nga projektet që kanë Shqipëri pasi nuk kanë siguri për terrenin ku realizojnë investimin.
Mark Crawford: ?Para 1 muaji ishte rasti i një amerikani që erdhi dhe bleu tokë në Vlorë. Thanë që kemi dokumentet, komshiu i tha që është unë kam dokumentet por më duhet një çerek i tokës suaj. Shkuam në gjykatë, nuk kishte marrëveshje. Komshiu në mes të natës shkoi dhe e mori.?
Për të zgjidhur këtë problem Crawford sugjeron miratimin e një liste me pronat që nuk kanë probleme si një mundësi për të thithur investimet.
Mark Crawford: ?Nëse nuk ka një Kadastër online, jemi të verbër, nuk e dimë se çfarë po bëjmë. Si mund të investosh dhe ndërtosh një fabrikë kur nuk e di nëse komshiu nesër do vijë dhe do thotë kjo është toka ime.?
Sipas Crawford mos hapja e negociatave me Shqipërinë ishte diçka që pritej.
Mark Crawford: ?Kemi folur shumë BE. Nuk u habita që nuk morën këtë hap.?
Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP dhe HEC-ve në Devoll janë kthyer në një problem serioz për ecurinë ekonomike të vendit e cila thuajse është përgjysmuar nëse e krahasojmë me një vit më parë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konfliktet-me-pronat-po-largojne-investitoret-nga-shqiperia
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp